Jesus: Nuk po shqetësohemi fare, ne do të jemi kampion të Premierligës

Ekipi i Jurgen Klopp aktualisht është në krye të tabelës me dy pikë më shumë se City, por ka luajtur 34 ndeshje, një më shumë se lojtarët e Pep Guardiolës.

Sulmuesi i Manchester Cityt, Gabriel Jesus beson se skuadra e tij nuk po shqetësohet fare nga Liverpooli – pasi gjithçka varet nga ta sa i përket çështjes së kampionit në Premierligë – përcjell GazetaBlic.

“Unë nuk mendoj se ne duhet të brengosemi për Liverpoolin. Unë mendoj se tashmë e kemi kaluar atë pjesë – pasi i kemi kaluar ata”, tha fillimisht Jesus për ESPN.


“Unë nuk dua të them se unë dua që ata të fitojnë, natyrisht jo. Por unë nuk mendoj se ne duhet të shqetësohemi për Liverpoolin. Përkundrazi, gjithçka varet nga ne.”

“Ne kemi pesë ndeshje të tjera. Nëse fitojmë të gjitha këto ndeshje, ne jemi përsëri kampionë. Nuk kemi fare presion”, përfundoi ai.

/GazetaBlic/

Burimi

Leave a Reply

Your email address will not be published.