Jep dorëheqjen drejtoresha e ministrisë së Bujqësisë, 3 muaj më parë fitoi gjyqin

TIRANË- Drejtoria e Politikave të Sigurisë Ushqimore dhe Mbrojtjes së Konsumatorit është bërë përsëri objekt i debateve të ashpra në Ministrinë e Bujqësisë. Pak muaj më parë, pozicioni i drejtorit u gjykua deri në Gjykatën e Strasburgut, për pushim të padrejtë nga puna. Më pak se 3 muaj më parë, Valbona Paluka, u kthye në detyrë me vendim të Gjykatës Europiane, për t’i dhënë fund një beteje të 18 muajshe. Fitorja zgjati vetëm 3 muaj, ndërsa qetësia vetëm pak ditë.

Sapo u kthye në detyrë, Palukës i është kërkuar të nxjerrë urdhëra bllokimi dhe anullime licencash të disa subjekteve. Drejtoresha i ka vlerësuar urdhërat në kundërshtim me ligjin dhe nuk ka pranuar. Kjo ka qenë arsyeja e një përplasjeje të tensionuar me Ministrin Çuçi, që nuk hoqi dorë nga presioni deri në dorqëheqjen e Palukës.

Kështu, pasi fitoi gjyqin për tu kthyer në punë, drejtoresha e njërës prej 6 drejtorive të përgjithshme të Ministrisë, u largua për të mos firmosur në shkelje të ligjit.

(Dosja.al)

The post Jep dorëheqjen drejtoresha e ministrisë së Bujqësisë, 3 muaj më parë fitoi gjyqin appeared first on .

Marre nga