Sport

Java e 34-ët, Tirana pret Kastriotin: “hakmarrje” për mbijetesën! –

Loading...

Tirana luan fatet e kampionatit në përballjen direkte kundër Kastriotit, që vlen një biletë qëndrimi në kategorinë e më të mirave. Bardheblutë kanë shpërdoruar një avantazh të bollshëm që kishin ndaj formacionit krutan, teksa tashmë e shohin veten 2 pikë larg ekipit të Devollit.

Por jo vetëm kjo, të besuarit e Memës janë goditur psikologjikisht nga humbja në derbin e fundit ndaj Partizanit, ndërsa edhe pas suksesit në Kupë ndaj Luftëtarit, Mema nuk ka kursyer kritikat për lojën e skuadrës së tij, çka vë në dukje faktin se bardheblutë janë ende një minë me sahat dhe që mund të shpërthejnë në momentin kyç të sezonit për të hedhur në erë gjithçka.

Loading...

Favori i madh për kryeqytetasit është se takimin e kanë në “Selman Stërmasi”, pasi herën e fundit që luajtën në Fushë-Krujë, vuajtën gabimet arbitrare por edhe presionin e vendësve. Ndaj, Tirana e di mjaft mirë se për të qenë e qetë në sfidat e mbetura, duhet të fitojë dhe të lërë pas Kastriotin.

(Balkanweb)

Marre nga Balkanweb

Loading...
SuperDyqani