Lajme

Jam gati për dialog! –

Loading...


Kryeministri Edi Rama, u shfaq në një takim me mediat, pas protestës maratonë prej 7 orësh, të opozitës. Kryeministri mbajti një fjalim të gjatë, ku bëri edhe njëherë krahasimin mes protestës së opozitës mbrëmjen e djeshme dhe protestës së socialistëve në 21 Janari. Kryeministri tha se në 21 Janar 2011, protestuesit nuk i hodhën “asnjë guriçkë” kryeministrisë, edhe pse pamjet e asaj proteste, flasin për një skenar të kundërt nga çfarë përshkruan Rama, me protestues që godasin kryeministrinë, madje një automjet tenton të hyjë brenda rrethimit të saj.

Në një pjesë të fjalimit, kryeministri shfaqi problemet të rënda me frymëmarrjen, problem që i shfaqet, në raste protestash, siç ishte ajo e protestës kundër tarifës në Rrugën e Kombit. Rama, i bëri një thirrje opozitës, të ngjashme me një lutje,  që liderët e saj, të reflektojnë dhe të ulen në tryezën e dialogut. Ai tha se ende ka kohë që Basha të kthehet nga rruga që ka nisur.

“Një mesazh kam për mikun tim rrugëhumbur, Lulzim Basha. Kujtoje mesazhin që të kam cuar, kur i ke hyrë kësaj rruge. Nuk je vonë akoma, të kthehesh nga kjo rrugë, për një arsye shumë të thjeshtë, që me shumë të drejtë më herët se vonë, llogarinë, ata që të ndjekin do të ta kërkojnë ty. Nuk ka lider në botë, por ti s’je lider, që ta tërheqë partinë e vet, nga stacioni i një aleternative qeverisëse, tek ky stacion ku të dëgjova me dhimbje dhe zë të ngjirur që thoshe, ‘aman ik’. Jam këtu gjithmonë i gatshëm për dialog, për t’u ulur dhe për të diskutuar. Ata me Bashën në krye, thonë se nuk kanë nevojë për karrige, i kanë djegur karriget e tyre dhe janë popull. Përderisa kanë djegur karriget, ulemi dhe flasim, i kthejmë në nisma ligjore dhe veprim shqetësimet që ata kanë për të përmirësuar jetën e vendit. Nëse kjo nuk është një luftë e ulët për të bërë një pazar, gjë që e besoj, sepse besoj cdo gjë që thotë Luli, atëherë të ulemi të flasim, ta negociojmë dhe të vendosim”. 

Pra, nga fjala e kryeministrit, është e qartë, se pushtetin e tij tashmë mund ta shpëtojë vetëm Lulzim Basha.

/TPZ.al/ 

 

Marre nga TPZ.al

Loading...