Sport

Jakupi largon dyshimet, nuk pritet rezultat zyrtar në derbin e Pozheranit

Loading...

Vazhdon edhe më tutje të jetë njëra nga temat më të përfolura.

Fjala është për vendimin ose jo zyrtar të duelit Vitia-Vllaznia, shkruan GazetaBlic.

Vllaznia e fitoi derbin e Pozheranit në çastet e fundit, por si duket një ankesë e Bashkimit të Koretinit mund t’i kthejë gjërat nga zeroja.


Kjo, pasi, gjithnjë sipas ekipit nga Koretini, lojtari i Vllaznisë, Elbasan Jakupi nuk kishte të drejtë loje për shkak të kartonëve, por në një prononcim për Gazetën BLIC, vetë lojtari ka mohuar këto spekulime:

Loading...

“Jo, nuk ka asgjë të parregullt. Mund të ketë pasur ndonjë gabim eventual, por unë kam pushuar kundër Kikës shkaku i kartonëve, pastaj jam rikthyer ndaj Fushë Kosovës”, përfundoi Jakupi.

Gjithsesi, mbetet të shihet verdikti përfundimtar nga komisioni i garave i FFK-së.

/GazetaBlic/

Burimi

Loading...
SuperDyqani