Sport

Ja sa paguhen gjyqtarët në Itali

Gjyqtarët janë gjithmonë në qendër të kritikave për çdo vendim që japin në fushë. Në shumicën e rasteve gozhdohen nga opinioni sportiv për vendimet e tyre dhe shpeshherë bëjnë edhe gabime njerëzore.

Gjithsesi në Itali ka pasur shumë polemika këtë sezon për gjyqtarët e ndeshjeve edhe për shkak të përdorimit të teknologjisë VAR, që ka krijuar idenë se gabimet në gjykim tashmë duhet të jenë zero.

Përveç punës së vështirë dhe kryqëzimit që iu bëhet nga tifozët, gjyqtarët marrin të ardhura normale për llojin e punës që bëjnë.


Më poshtë janë pagat për gjyqtarët në varësi të ndeshjeve që gjykojnë:

  • Serie A: 3,800 euro për ndeshje.
  • Serie A: Asistenti 1,000 euro, gjyqtari i katërt 500 euro.
  • Serie A: VAR 1500 euro për ndeshje.
  • Kupa e Italisë: Raundi i parë 1,000 euro, raundi i dytë 1,500 euro, çerekfinale 2,000 euro, gjysmëfinale 2,500 euro, finalja 3,800 euro.
  • Superkupa e Italisë: 3,800 euro.
  • Drejtori Nicola Rizzoli: 200,000 euro.
  • Zv. drejtorët (Gava dhe Stefani): 45,000 euro.
  • Të drejtat e imazhit, arbitër ndërkombëtar: 80,000 euro.
  • Të drejtat e imazhit, për 71 ndeshje 72,000 euro, për 51-7- ndeshje 62,000 euro, për 26-50 ndeshje në Serie A 55,000 euro, për 1-25 ndeshje në Serie A 45,000 euro.
  • Asistentët me pagë fikse marrin nga 8,000 euro për ndeshje dhe 24,000 euro për ndeshje ndërkombëtare. telesport

Burimi