KOSOVA Lajme

Ja pse shumica e deputetëve të PDK-së nuk gjenden në seancën e Kuvendit

Loading...

Ka nisur seanca e jashtëzakonshme për gjenocidin e Serbisë në Kosovë, e cila pritet të mbahet me prezencë të familjarëve të viktimave të luftës.

Mirëpo, shumica e deputetëve të PDK-së, por edhe disa deputetë të partive tjera, nuk kanë marrë pjesë fare në këtë seancë, përcjell Gazeta Blic.

Kjo për shkak se në Prizren, do të mbahet një akademi për nder të 20 vjetorit të zhdukjes së veprimtarit, Ukshin Hoti.


Kjo u bë e ditur nga vetë kryetari i Kuvendit dhe PDK-së, Kadri Veseli.

“Sa për njoftim po ju tregoj se sic edhe po e shihni që një pjesë e deputetëve të Kuvendit nuk gjenden në sallë, sidomos të PDK-së, por kjo është për shkak të akademisë që do të mbahet në Prizren, dhe ata gjenden atje”, ka thënë Veseli.

Më 16 maj 1999, kur në Kosovë po zhvillohej lufta, Ukshin Hoti arrin te fundi i dënimit të tij politik në burgun e Dubravës, pasi u arrestua nga forcat serbe, por edhe pse doli nga burgu, ai asnjëherë nuk u kthye në shtëpi.

Më 19 maj 1999, burgu ishte rrethuar me tanke dhe me armë antiajrore të ushtrisë serbe, i cili bombardohet nga NATO.

Në ditët në vazhdim rojet dhe paramilitarët serbë radhisin në oborr 800 të burgosur shqiptarë nga 1000 që kishte burgu, ndërsa të tjerët fshihen nëpër qeli të burgut.

Rojet dhe paramilitarët serb zbrazin plumbat e tyre tek të burgosurit me të gjithë arsenalin që ata kishin në dorë: granata, mitralozë, snajperë dhe bazukë. Masakrohen 176 persona dhe plagosen mbi 200 të tjerë.

Human Right Watch shkoi në vendin e ngjarjes me 24 maj të vitit 1999 dhe vë në dukje dëmet që do t’i publikojnë në raportin e tyre. Mirëpo Ukshin Hoti nuk u gjet në mesin e tyre. Ai mbetet një nga mijërat personat e zhdukur që prej periudhës së luftës në Kosovë.

Hoti ishte veprimtar dhe intelektual i shquar politik në Kosovë.

Për nder të veprës së veprimtarit Ukshin Hoti, sot në ora 16:00 në Institutin Albanologjik mbahet tryezë përkujtimore.

Marre nga GazetaBlic

Loading...