Lajme

Ja pse policia e donte telefonin e tij! –

Loading...


Pas dhunës së ushtruar ndaj Sekretarit Organizativ të Partisë Demokratike, Sahit Dollapi, në protestën e 11 Majit nga opozita, i ftuar në “Opinion” me Blendi Fevziun, analisti Armand Shkullaku jep versionin e tij në lidhje me faktin se çfarë ndodhi midis tij dhe policisë që shkaktoi edhe dhunimin e tij.

Sipas Shullakut, ndalimi i Dollapit nuk ishte i rastësishëm, pasi sikurse është shprehur ai, polici ka pasur porosi të veçantë në radio për të kapur, sepse interesi i tyre ishte t’i merrnin telefonin që kishte informacion për protestën.

“Ai njeri aty ka qenë në punë të vetë. Nuk ka përplasje me policinë. Ai është identifikuar ky polici, ka pasur porosi të veçantë me radio për ta kapur. Janë interesuar t’i marrin telefonit. Gjëja e parë që bën është që fshin telefonin. Aty ka informacion për protestën, nuk ishte ndalim i rastësishëm. Kur godet policin politikani i vihen prangat arrestohet. Ajo që ma shton dyshimin është qëndrimi i ministrit dhe kryeministrit. Pse duket që ka qenë e planifikuar, nëse do kishim një përgjegjësi reale do kishte dy shkopinj gome dhe kaq…”

Loading...

Marre nga TPZ.al

Loading...
SuperDyqani