Ja fituesit e Kupës së Kosovës në periudhën e pasluftës

Sonte do të mësohet fituesi i Kupës së Kosovës në futboll për edicionin 2018/19. Në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ prej orës 20:45 ballafaqohen Feronikeli dhe Trepçës ’89, shkruan Gazetasheshi.com.

Në rast të fitores se Feronikelit, ky do të ishte trofeu i tretë i Kupës i fituar nga skuadra nga Drenasi.

Ndërkohë, në rast të triumfit të Trepçës ’89, do të ishte trofeu i dytë pas atij të fituar në edicionin 2011/12.


Skuadra me më së shumti trofe të Kupës në periudhën e pasluftës është Prishtina që ka dalë fitimtare katër herë.

Ndërkohë, Besa ka triumfuar tri herë.

1999/00 Gjilani

2000/01 Drita

2001/02 Besiana

2002/03 KEK-u

2003/04 Kosova Prishtinë

2004/05 Besa

2005/06 Prishtina

2006/07 Liria

2007/08 Vëllaznimi

2008/09 Hysi

2009/10 Liria

2010/11 Besa

2011/12 Trepça’89

2012/13 Prishtina

2013/14 Feronikeli

2014/15 Feronikeli

2015/16 Prishtina

2016/17 Besa

2017/18 Prishtina

2018/19 ?

Burimi