Aktualitet Lajme

Iu zyrtarizua kandidatura, Safet Gjici: “Zhvillim social-ekonomik për Kukësin!”

Loading...

Safet Gjici është i përzgjedhuri i Partisë Socialistë për të kandiduar për Bashkinë e Kukësit. Në një postim në profilin e tij Gjici, pasi falenderon bashkëpuntoret, premton zhvillim social-ekonomik për Kukësin që duhet thënë ka ngelur rajoni me shkallën e varfërisë më të lartën në vend.

Më poshtë postimi i plotë:

#PartiaSocialisteEShqipërisë zyrtarizoi këtë të shtunë listën me emrat e kandidatëve për zgjedhjet vendore të 30 Qershorit.

Pjesë e kësaj gare, për Kukësin, u zyrtarizua dhe kandidatura ime.

Falenderoj të gjithë ata që më uruan, ndërsa shpreh mirënjohjen për këdo, duke u ndjerë i vlerësuar për mundësinë që mu dha, për të realizuar shumë gjëra për Kukësin tonë.

Miqtë e mi,

Në këtë sfidë, ashtu si në shumë të tjera që kam pasur, nuk kam qenë vetëm.

Ju më keni mbështetur gjithmonë, pasi keni besuar tek unë, për të vetmin qëllim: Kukësi të arrijë aty ku duhet dhe e ardhmja e tij të jetë ndryshe.

Bashkë do ia dalim që Kukësin ta rikthejmë në një rajon me zhvillim ekonomik-social, pasi të gjithë kemi një synim: Kukësi për të gjithë e për gjithçka!
#PërBashkinëQëDuam
#PërKukësinQëDuam
#MëKukësinDhePërKukësin

The post Iu zyrtarizua kandidatura, Safet Gjici: “Zhvillim social-ekonomik për Kukësin!” appeared first on Zonë E Lirë.

Burimi

Loading...