Aktualitet Lajme

Itali, bllokohet gomonia me 400 kg hashash; dy shqiptarë në pranga

Loading...

Roja Bregdetare italiane njoftoi se ka bllokuar një gomone me rreth 400 kilogramë marijuanë e ka vënë në pranga dy trafikantët shqiptarë që ndodheshin në bord.

Operacioni i zhvilluar në brigjet e Leçes u mbështet nga mjetet ajrore dhe Roja Bregdetare Evropiane. Sipas policisë italiane, trafikantët shqiptarë u ndoqën në det nga mjetet e lundrimit dhe nga ajri, me gomonen super të shpejtë rreth 6 metër të gjatë dhe u detyruan të ankoroheshin në Portin e Otrantos.

Policia italiane tha se nëse droga do të shpërndahej në tregun kriminal rrjetet e trafikut do të përfitonin prej saj mbi 4 milionë euro.

Sipas të dhënave policore italiane, vetëm këtë vit në këtë hapësirë detare janë bllokuar rreth 3 tonë marijuanë dhe janë arrestuar 70 persona për trafik ndërkombëtar të drogës. Italia është destinacioni kryesor i marijuanës që kultivohet në Shqipëri, ndërsa sasi të mëdha marijuane transportohen edhe drejt kufirit tokësor grek.

Policia shqiptare tha sot se arriti në 13 numri i personave të arrestuar një ditë më parë për trafik droge me Greqinë, ndërkohë që pak ditë më parë po për këtë aktivitet kriminal u arrestuan edhe 14 persona të tjerë.


Top Channel

Marre nga Top Channel

Loading...