Aktualitet Lajme

Ish ministri Ahmetaj: “Opozita ka si qëllim dëmtimin e imazhit të Shqipërisë”

Loading...

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ish ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ka thënë se qëllimi i opozitës është dëmtimi i imazhit të Shqipërisë dhe molotovi është simboli i saj.

“Ajo që po ndodh sot në politikë ka një qëllim, prishjen e imazhit dhe ristarimin e politikes e djegies. Molotvi është simbol i opozitës së tanishme. Pse duhet ti hedhës kryeministrisë molotov, të zësh rrugën. ju që keni marrë mandatet shpresoj të bashkoheni në një element, që bomba molotov nuk mund të jetë simboli i një opozite.

Unë jam i bindur që në 30 qershor do kemi zgjedhje, sa të qeta nuk e di, por që kjo maxhorancë po bën të pamundurëm për zgjedhje të pastra të qeta, në favor të shërbimeve të qytetarëve dhe qeveria sot, maxhoranca sot po lutet në favor të vetëm një gjëje, jo të pushtetit, po për integrimin e Shqipërisë dhe shërbimeve të qytetarëve. Se pushteti nuk lëkundet me Molotov”, ka thënë Ahmetaj, ndërsa replikoi edhe me kryesuesen e seancës, e cila i ndërpreu fjalën në përfundim të kohës së lejuar, duke i kujtuar se foninë e mbyll teknika.

“Ju e komandoni teknikën nuk është robotike”, ka thënë Ahmetaj në përgjigje të kryesueses së seancës.

The post Ish ministri Ahmetaj: “Opozita ka si qëllim dëmtimin e imazhit të Shqipërisë” appeared first on Zonë E Lirë.

Burimi

Loading...