Aktualitet Lajme

Ish-deputetja: Të tregojmë se vendi s’qeveriset duke vjedhur vota –

Loading...

TIRANË

Ish-deputetja demokrate e Shkodrës Izmira Ulqinaku i ka bërë thirrje të gjithë të rinjve, studentëve dhe shkodranëve që jetojnë në Tiranë të marrin pjesë në protestën e sotme.

Në një postim në “Facebook” Ulqinaku thotë se duhet të tregojmë se ky vend nuk mund të qeveriset duke vjedhur votat.

“Shkodranët nuk kanë zhgënjyer kurrë, ata me energjinë e tyre, kanë mbajtur lart zërin e aksionit opozitar.
Ftoj të gjithë të rinjtë, studentët dhe shkodranët që jetojnë në Tiranë të bëhen pjesë e protestës së ditës së sotme në ora 18:30, para Kryeministrisë së krimit.
Duhet të tregojmë se ky vend nuk mund të qeveriset duke vjedhur votat, degraduar institucionet dhe duke varfëruar shqiptarët. #ramaik #ShqiperiaSiEuropa”, shkruan ish-deputetja e PD.

Izmira Fb
Izmira Fb

Marre nga Balkanweb

Loading...
SuperDyqani