Lifestyle

“Ish-burri në kërkim” të Arbana Osmanit, moderatorja shijon pushimet në Francë –

Loading...


Moderatorja e njohur Arbana Osmani është një prej personazheve më të dashur për publikun shqiptar.

Së fundmi teksa bënë publike edhe lidhjen e dashurisë me regjisorin e njohur, Eduard Grishaj duket se po shijojnë më së miri romancën e tyre pa u shqetësuar nga askush.

Duke qenë se Grishaj njëkohësisht është dhe një fotograf i zoti, ka treguar se e ka ndihmuar Arbanën edhe në realizimin e librit të saj të dytë për gatime.
Arbana tregoi përmes një fotoje në Instagram se nga data 13 nëntor libri “Receta për 5 minuta” do të jetë në çdo librari dhe online, si dhe në panairin e librit që zhvillohet në Tiranë.

Ndërkohë pas gjithë këtyre angazhimeve moderatorja ka gjetur kohën të bej disa ditë pushime në Francë, një prej vendeve më të preferuara të saj, nga ku dhe ka postuar një foto. E veshur me të kuqe dhe një kapele tipike të vajzave franceze, krahas fotos Arbana shkruan: Parisiene.

Ndërkohë komente të shumta vihen re poshtë fotos në Paris, ku shumë prej tyre komplimentojnë dhe shkruajnë komente pozitive për moderatore. Por mes shumë prej tyre bie në sy komenti i një ndjekësi që i shkruan Arbanës: Po ku je moj se ka dalë ish-burri duke të kërkuar.

Loading...

Moderatoja nuk i ka kushtuar vëmendje këtij komenti, pasi në lidhje me ish bashkëshortin dhe njëkohësisht të atin e Jonit, Arbana nuk ka folur asnjëherë. Tashmë është e dashuruar me regjisorin Eduart Grishaj.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/

Marre nga TPZ.al

Loading...
SuperDyqani