Lifestyle

Ish-banorja e BB i hakërrehet Olti Currit pasi imitio Jonida Maliqin: Gjithë Europa po e voton, boll…

Loading...

TIRANË- Jonida Maliqi ndodhet në Izrael për të na përfaqësuar në ‘Eurovision 2019’, por gafa që bëri këngëtarja në konferencën për shtyp, duke ngatërruar disa herë fjalën ‘fasadë’ nuk i ka shpëtuar as Olti Currit (Lexo këtu).

Bloggeri ka realizuar një video ku ironizon Jonidën, por kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak ish- banores së ‘Big Brother’, Gerta Shinos. Ajo ka ka shkruar një replikë të gjatë në postimin e Olti Currit ku mbron këngëtaren dhe kritikon veprimin e tij.

“Fasad=facade në anglisht, perveç theksit që ndoshta nuk e tha siç duhet, si 90% e shqiptarëve të tjerë, që s’ka qenë faji ynë që nuk na e kanë mësuar anglishten siç duhet që në shkollë, ky ‘lapsus’ që bëri, nuk krahasohet me atë që gjithë Europa po voton Jonidën si të preferuarën e tyre! Se di pse njerëzit janë kaq të interesuar dhe ju vjen kaq shumë për të qeshur çdo herë që dikush i bën bully dikujt tjetër në internet! Bëj na i gjë taten boll fole për të tjerët”,– ka shkruar Gerta Shino në postimin e Olti Currit në Instagram.

Komenti i Gerta Shinos në postimin e Olti Currit.
Komenti i Gerta Shinos në postimin e Olti Currit.

(R.L/Dosja.al)

The post Ish-banorja e BB i hakërrehet Olti Currit pasi imitio Jonida Maliqin: Gjithë Europa po e voton, boll… appeared first on .

Marre nga

Loading...