KOSOVA Lajme

Irinej: Serbia nuk guxon të heqë dorë nga Kosova

Loading...

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, patriarku Irinej, ka deklaruar se Serbia nuk guxon të heqë dorë nga Kosova.

“Plaga jonë e madhe është Kosova. Toka e shenjtë serbe nga e cila nuk mund të heqim dorë sepse do të na mallkojnë heronjtë tanë të Kosovës. Do të na mallkojë historia dhe të gjithë ata që kanë vuajtur për Kosovën. Nuk duhet të heqim dorë nga Kosova edhe nëse kjo na kushton me jetë”, citon tanjug të ketë thënë Irinej.

Sipas tij, Kosova mund t’u rrëmbehet serbëve, sepse atë e kishin rrëmbyer edhe turqit, “por pas 500 vjetësh ia dolëm ta kthejmë”, ka thënë ai.


Irinej ka shfaqur gëzimin se “në kohë të fundit edhe udhëheqësit serbë po thonë se nuk do të hiqet dorë nga Kosova”.

“Kjo gjë na gëzon, kjo gjë i gëzon edhe shenjtorët tanë në Kosovë. Ne nuk shpresojmë shumë në forcën e fuqive të mëdha të botës, por ne besojmë në forcën e shenjtorëve tanë, ata do të na ndihmojnë, nëse ne do të përpiqemi”, ka thënë ndër të tjera Irinej.

Medie serbe njoftojnë se të hënën që vjen presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të flasë në Kuvendin Kishtar serb dhe njëra nga temat pritet të jetë Kosova.

Marre nga GazetaBlic

Loading...