KOSOVA

Imami nga Peja kërkon që ajetet kuranore të lexohen në gjuhen shqipe –

Loading...

22:02, 15 Maj 2019

Imami nga Peja, Drilon Gashi, ka bërë një kërkesë në drejtim të imamëve të xhamive, që ajetet kuranore të lexohen në gjuhen shqipe.

Sipas Gashit leximi i ajeteve kuranore është më mirë të lexohen në shqip, sesa në arabisht.

Kjo për arsye se në arabisht, sepse shumica dërrmuese nuk e kuptojnë gjuhen arabe.

Postimi i plotë në facebook:

Është bërë traditë në disa xhami të vendit tonë që gjatë Ramazanit të bëhet “khatme” i gjithë Kurani. Shumë imamë nëpër xhamitë tona, çdo ditë e lexojnë nga një “xhuz” (1/30 pjesë e Kuranit) para namazit të sabahut, pas tij ose para drekes, në gjuhën arabe. Mirëpo, shumica dërrmuese e atyre që dëgjojnë, nuk po kuptojnë asgjë prej recitimit!
Kurani i Shenjtë ka zbritur që të meditohen ajetet e tij dhe të punohet me të, prandaj mendoj unë, ma sevap është tua lexojnë xhematit në gjuhën shqipe, sesa arabisht.
Studimi, soditja dhe përsiatja rreth një kaptine të vetme të Kuranit, është më e lëvdueshme të Zotit sesa recitimi i tërë kuranit pa vëmendje gjithashtu.

Marre nga KlanKosova

Loading...
SuperDyqani