Kuriozitete

Ilaçi për mpirje ia bëri gjakun e kaltër –

Loading...

23:30, 22 Shtator 2019

Një grua 25 vjeçare hyri në dhomën e urgjencës në Providence, Rhode Island, duke u ankuar për dhimbje të përgjithshme, lodhje, gulçim … dhe një simptomë të pazakontë që nuk e shihni çdo ditë.

Ajo po bëhej e kaltër.

Otis Warren dhe Benjamin Blackwood shkruan për rastin në një studim të botuar në New England Journal of Medicine të enjten.

Pacientja e tyre dukej “cianotik”- termi klinik për ndryshimin e ngjyrës në të kaltër.

Loading...

Ata ia atribuuan këtë ndryshim e saj një agjenti mpirës që gruaja po përdorte, i cili zgjat mbaresat nervore në lëkurë.

“Ajo raportoi se kishte përdorur sasi të mëdha të benzocainës topike një natë më parë për një dhimbje dhëmbi,” shkruan të dy bashkëautorët.

Warren, një mjek në Spitalin Miriam në Providence, i tha CNN se ai kishte parë një herë në jetën e tij një tjetër pacient ‘të kaltër’, andaj edhe ishte në gjendje ta identifikonte menjëherë gjendjen e gruas.

“Është një nga ato raste të rralla për të cilat kemi mësuar, i studioni, i bëni teste, por rrallë herë mund t’i shihni” i tha ai CNN.

 

Marre nga KlanKosova

Loading...
SuperDyqani