Lajme

Ikën Knut Fleckenstein, socialdemokratët janë humbësit e mëdhenj –

Loading...

Rezultatet e para të sondazheve për zgjedhjet europiane në Gjermani sugjerojnë se ndryshe nga sa ishte menduar, partitë e ekstremit të djathtë nuk kanë shënuar rezultatin që ishte parashikuar.

Në krye vazhdon të mbetet CDU/CSU me 28.6 përqind të votave nga 35.3 që morën në vitin 2014. Pas tyre janë ngjitur ndjeshëm Të Blertët, me 20.9 përqind të votave, nga 10.7 përqind që kishin në vitin 2014. Partia euroskeptike, AfD ka marrë 10.8 përqind, nga 7.1 përqind që kishte më parë.

Socialdemokratët e SPD mbeten humbësit më të mëdhenj. Nga 27.3 përqind të votave në vitin 2014, ata kanë marrë vetëm 15.3 përqind. Raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein duket se ka mbetur jashtë Parlamentit Europian. Ai garonte për socialdemokratët e SPD në Hamburg.

Ai vetë e konfirmoi se gjasat për të nuk duken të mira. “Do doja të isha në Parlamentin Europian edhe pesë vite, por rezultatet janë zhgënjyese,” tha ai.

Loading...

Marre nga TPZ.al

Loading...
SuperDyqani