Aktualitet Lajme

I vuri prangat bashkëshortit të ministres Shahini, policia zbardh detajet e kësaj ngjarje

Loading...

Dardan Molliqaj, deputeti i PSD në Kosovë, është arrestuar ditën e sotme nga policia e Kosovës.

Në lidhje me këtë ngjarje, ka reaguar policia e Kosovës, e cila ka theksuar se bashkëshorti i ministres Shahini është arrestuar për shkak të një urdhëri të lëshuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës që mban datën e djeshme.

“Sot, konfrom detyrimit ligjit, policia ka realizuar një urdhër arrest të Gjykatës Themelore në Prishtinë, respektivisht Departamenti i Përgjithshëm. Urdhër arresti është nxjerrë me datën 12.05. 2019, dhe në të janë specifikuar detyrimet për policinë që i pandehuri D.M të dërgohet në Objektin e Pallatit të Drejtësisë, saktësisht në Prokurorinë Themelore”, ka thënë zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti për Telegraf.

Ajo tha se Policia do të ndjekë të gjithë procedurat dhe hapat ligjorë në përmbushje të kërkesës së Gjykatës Themelore të Prishtinës.

The post I vuri prangat bashkëshortit të ministres Shahini, policia zbardh detajet e kësaj ngjarje appeared first on Zonë E Lirë.

Burimi

Loading...