Lajme

I thashë Bashës, më ndërto selinë, që të djeg mandatin, nuk e mbajti fjalën –

Loading...


Kryetari i Partisë së Pensionistëve, Selami Jenishehri, ka bërë një rrëfim mjëft të rrallë në emisionin “”. Ai tha se ka biseduar me Lulzim Bashën dhe i ka kërkuar që Volata Ademin t’i ndërtojë selinë e partisë, në mënyrë që ai të digjte mandatin. Duke qenë se, Basha ka dhënë përgjigje negative, Jenishehri e pranoi mandatin dhe sot është deputet i Kuvendit të Shqipërisë, në moshën 77 vjeçare.

“Luli na thirri të gjithëve. Ai më propozoi të digjia mandatin. Na solli një deklaratë. Unë i thashë do ta djeg mandatin, por kam një rregull, duhet të pyes kryesinë.

I kam thënë gjithashtu, nuk e coj këtë letër, nëse Voltana Ademi, nuk më ndërton selinë e partisë time, që e ka shkatërruar me buldozer. Luli më kishte thënë do bisedoj me Ademin dhe nuk e mbajti fjalën.

Kur vjen puna, Basha më merr në telefon dhe më thotë nuk e rregullojmë dot me kryetaren e bashkisë. I thashe kur ta bësh ti, unë djeg mandatin.

I thashë po shkoj në parlament, kur të bindësh kryetaren e Bashkisë, edhe unë e djeg mandatin”.

/TPZ.AL/

LEXO EDHE: 

Flet deputeti 77 vjeçar: Betimi në parlament, dita më e lumtur. Ja si e krijova partinë e pensionistëve

Marre nga TPZ.al

Loading...
SuperDyqani