Aktualitet Lajme

I riu me leucemi, familja apel: Na ndihmoni ta kurojmë jashtë –

Loading...

TIRANË

Jeta ka qenë e padrejtë me Arenxin, duke e mbërthyer sot pas një shtrati të spitalit.

Arenx Rama është një 26-vjeçar i cili është diagnostikuar vetëm një muaj më parë me leucemi akute. Ai ndodhet i shtruar në QSUT ku po merr trajtim intensiv por familja lutet për ndihmë.

Vëllai i Arenxit tha për “BalkanWeb” se janë të dëshpëruar pasi këtu iu kanë dhënë pak shpresa, ndaj ata kërkojnë ta çojnë për mjekim jashtë vendit për t’iu nënshtruar një trajtimi më të mirë.

Arenx
Arenx

“Ju lutemi kushdo që ka mundësi të na ndihmojë sepse gjendja po përkeqësohet dita-ditës. Këtu nuk ka shpresë por kemi komunikuar jashtë me njerëzit tanë, të cilët kanë gjetur edhe vendin për kurim. Prandaj duam të mbledhim fonde për ta dërguar jashtë. Ju lutemi na ndihmoni, na jepni shpresë”, thotë vëllai i Arenxit. 26-vjeçari ka shumë ëndrra për jetën dhe po lufton me të gjithë fuqitë e tij për ta mundur këtë sëmundje.

Numri i llogarisë: AL88 2121 1360 0000 0000 0116 0990

Whatsapp Image 2019 05 17 At 11.47.00 (1)
Whatsapp Image 2019 05 17 At 11.47.00 (1)

Marre nga Balkanweb

Loading...