Kuriozitete

I publikuan shtëpinë prej guri në Dardhë të Korçës, Sonila Meço: Atë copë tokë që kemi e gërmojmë mirë

Loading...

Gazetarja Sonila Meço ka reaguar pas lajmeve për shtëpinë e saj prej guri në Dardhë të orçës. Në një status në rrjetet sociale, Meço shkruan se i vetmi luks që e rrethon në Dardhë është bahçja e mbjellë me perime të ndryshme.

Ajo shton më tej se mjafton që një copëz toke që të bie për pjesë ta punosh mirë, pasi aty gjen mrekullinë.

Reagimi i Sonila Meços

Për ca tituj portalesh e komente nëpër to

Ja u lidhën edhe domatet, karrotat presin të shkulen, dardhat janë të shëndetshme këtë verë, rukola e mbarë…Atë copëz tokë që na ka rënë për hise mjafton ta duam, trajtojmë, të përpiqemi të na e shpërblejë kujdesin. Si thosh plaku i urtë: “Gërmoje tokën biri im se aty do gjesh pasurinë e vërtetë!”

Për atë tokë, ajër e ujë rrofshin ata që dinë t’i çmojnë, ruajnë, duan e punojnë!
Gjyshërve u puthim duart për ç’na mësuan e mësojnë, për trashëgiminë e vyer dhe dashurinë për tokën me të cilën na ushqejnë!

Loading...

Nuk ka asnjë lajm tjetër në fotot prej bahçeve të Dardhës…aty ku fati e desh të rriteshin të parët e bashkëshortit tim e ku stërmbesa e tyre po për të njëjtin fat kalon pushime verore e dimërore.

Se ndonjëherë portalet, edhe pse prej dashamirësisë, me titujt e tyre nxisin komente nga më të rëndat. Ne i jemi kthyer fshatit e tokës kur shumë të tjerë nuk i ndaheshin dot qytetit. Ky është i vetmi luks, kush kalon nga Dardha e di se si i stolisin bahçet me lule të harlisura banorët e përhershëm e të përkohshëm. Rrofshin për traditën! Ju presim për ditën e Shën Mërisë në 16 gusht, Dardha është pasuri për këdo që shkel në të.

Ditën e sotme qarkulloi në të gjitha portalet lajmi se Sonila Meço ndodhet me pushime në vilën e saj në Dardhë të Korçës dhe ka publikuar pamje nga shtëpia prej guri në mes të gjelbërimit.

Marre nga TPZ.al

Loading...
SuperDyqani