KOSOVA Lajme

I nxehti ekstrem i merr jetën 17-vjeçarit

Loading...

I nxehti ekstrem ka shkaktuar viktimën e parë në Spanjë. Një djalë 17-vjeçar ka humbur jetën për shkak të temperaturave të larta. Adoleshenti ndërroi jetë në spital mëngjesin e sotëm pasi ishte ndjerë i sfilitur nga i nxehti ekstrem për shkak të punës në fshat.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin jugor të Cordoba. Zyrtarët vendorë thanë se 17-vjeçari ishte ndjerë i trullosur dhe ishte hedhur më pas në pishinën e pronës ku po punonte. Pasi doli nga uji, pësoi probleme shëndetësore. Autoritetet lokale kanë shprehur ngushëllimet për familjen e të riut.

Spanja dhe disa shtete të tjera të Evropës po përballen me temperatura tepër të larta për shkak të të nxehtit që vjen nga Afrika Veriore. Termometri ka shënuar vlera rekord, mbi 40 gradë Celsius.


Marre nga GazetaBlic

Loading...
SuperDyqani