Aktualitet

I mori telefonin të arrestuarit dhe nuk ja ktheu më, pranga policit në Korçë

Loading...

KORÇË– Një efektiv policie është vënë në pranga ditën e sotme. Dosja.al mëson se punonjësi i policisë në Korçë E.S., 39-vjeç është arrestuar nga SHCBA-ja.

Ai ishte me gradë nën komisar dhe akuzohet për veprat penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën” dhe “Falsifikim i formularëve”.

Sipas njoftimit zyrtar 39-vjeçari që ishte me detyrë O.P.Gj. pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, i kishte sekeustruar telefonin një personi të arrestuar më parë, në cilësinë e provës materiale.

Por sipas vendimit të Prokurorisë, pas hetimit oficeri duhet t’ja kthente pas celularin personit në fjalë, gjë që s’ka ndodhur. Kjo situatë është bërë shkak që efektivi është pezulluar dhe arrestuar. 

Njoftimi i plotë

SHÇBA ndaloi oficerin e Policisë të dyshuar për vjedhje duke shpërdoruar detyrën

Pas një denoncimi mediatik, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) arrestoi në flagrancë punonjësin e Policisë, N/Komisar E.S., 39 vjeç, banues në Korçë.

Ai ishte me detyrë O.P.Gj. pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.

Akuzat ndaj tij janë për veprat penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën” dhe “Falsifikim i formularëve”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua  telefoni që i përkiste një shtetasi të arrestuar më parë, e sipas vendimit të Prokurorisë oficeri duhet t’ja kthente në cilësinë e sendit të bllokuar në momentin e ndalimit.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë e pezulloi dhe nisi menjëherë ecurinë disiplinore për shkelje të rëndë të detyrës ndaj oficerit të vënë nën akuzë.

SHÇBA falënderon dhe nxit median dhe qytetarët të denoncojnë çdo rast abuzimi me detyrën të punonjësve të policisë, duke telefonuar në numrin falas 0800 90 90, duke garantuar reagim të shpejtë dhe të ashpër ligjor.

(f.m/dosja.al)

The post I mori telefonin të arrestuarit dhe nuk ja ktheu më, pranga policit në Korçë appeared first on .

Marre nga

Loading...
SuperDyqani