I morën jetën administratorit të njësisë Kotë, këta janë tre autorët e ngjarjes së rëndë

Pak më parë, janë zbardhur identitetet dhe fytyrat e tre të rinjve që janë arrestuar në Vlorë pasi i morën jetën administratorit të njësisë kotë, Argjil Gjokës.

Bëhet fjalë për Arif, Jaçe dhe Namik Bejtaj, përkatësisht 19, 22 dhe 30 vjeç, të cilët janë të afërm nga fshati Mavrorë dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, u përpoqën të vri.snin me ar.më dy vëllezërit F.O dhe A.O (70 & 65 vjeç) për motive të dobëta.

Megjithatë, në konflikt hyri në mes Gjoka, i cili u mundua ta shuante sherrin, por humbi jetën.

“Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, njofton policia e Vlorës.

The post I morën jetën administratorit të njësisë Kotë, këta janë tre autorët e ngjarjes së rëndë appeared first on Zonë E Lirë.

Burimi