Aktualitet

I mbijetoi shpërthimit në Letoni, nëntetari bën gjestin e ndjerë për major Klodian Tanushin (Foto)

Loading...

TIRANË– I mbijetuari i shpërthimit të ndodhur në Letoni, nëntetari Julian Kapaj ka postuar një foto me ish-komandatin e tij Klodian Tanushin. 

Në rrjetin e tij social në Facebook, nëntetari Kapaj ka shpërndarë foton me majorin e ndjerë dhe e ka vendosur si foto kryesore në profilin e Tanushit, i cili u përcoll dje për në banesën e fundit. (Lexo këtu) 

Si i vetmi i mbijetuar i shpërthimit të minës që i mori jetën nëntetares Zarife Hasanaj dhe major Klodian Tanushit, duket se Julian Kapaj do ta mbajë gjatë gjallë kujtimin e shokëve të tij. 

Më 6 maj në Letoni gjatë një seancë stërvitore ndodhi shpërthimi i një mine që i mori jetën në vend nëntetares Zarife Hasanaj. Në gjendje të rëndë në spital u dërgua major Klodian Tanushi, i cili humbi jetën 4 ditë më pas. I vetmi i mbijetuar i shpërthimit ishte nëntetari Julian Kapaj. 

Lidhur me rastin, NATO ka bërë me dije se në kamp kanë nisur hetimet për të zbuluar arsyen e shpërthimit, ndërsa përkohësisht janë ndërprerë stërvitjet. 

(k.m/dosja.al)

The post I mbijetoi shpërthimit në Letoni, nëntetari bën gjestin e ndjerë për major Klodian Tanushin (Foto) appeared first on .

Marre nga

Loading...
SuperDyqani