Lifestyle

‘I gjuajta me shkelm aq fort sa…”, Llaqi Nako ka rrëfyer se si e dënoi veten pas asaj që i bëri Albit

Loading...

TIRANË– Koreografi dhe balerini i njohur, Llaqi Nako ka qenë një ndër të ftuarit e mbrëmjes “Në Kurthin e Piter Pan” ku ka dhënë një intervistë të sinqertë me kastin e fëmijëve në studio. Eno, bashkëprezantuesi i vogël e ka nisur mbrëmjen me pyetjen ‘tipike’ të fëmijëve: “A i bërtisje shumë Albit kur nuk i bënte mirë ushtrimet?”

Llaqi Nako ka rrëfyer se ka qenë një baba i rreptë dhe e kritikon edhe tani që është i rritur, por një rast i është ngulitur në mendje, ku ai jo vetëm i ka bërtitur. Koreografi i njohur ka treguar se si i ka gjuajtur me shkelm Albit kur ishte i vogël dhe se si e dënoi veten për këtë gjest.

Loading...

“Unë Albin e kam qortuar uhaa, madje edhe qëparë kur u ndamë e qortova, por ka qenë një rast që e kam qortuar aq rëndë aq rëndë… Një herë e një kohë vite vite me parë po rrija dhe po punoja diçka në aneks të shtëpisë. Albi me të motrën, luaj e luaj po më shqetësonin. I bëra një herë vërejtje, i bëra verenjte për herë të dytë, për herë të tretë, ato përsëri vazhdonin. Një t’u ngritur me nerva, ai vrapoi nga kuzhina në korridor, s’kishte nga të shkone dhe unë ja vesha në shkelm. Albi u përplas tek dera, ktheu kokën dhe më tha: “Ah mor baba sa më ke vrarë”. Edhe unë një javë kam ngel pa ngrënë se e kisha qortuar më shumë seç duhet. Kam mallkuar veten”,-ka rrëfyer Llaqi Nako.

(R.L/Dosja.al)

The post ‘I gjuajta me shkelm aq fort sa…”, Llaqi Nako ka rrëfyer se si e dënoi veten pas asaj që i bëri Albit appeared first on .

Marre nga

Loading...
SuperDyqani