Aktualitet Lajme

I dënuar me 13 vite, shqiptari humb jetën në burgun e Maqedonisë/ Zbardhet shkaku

Loading...

Një shqiptar ka ndërruar jetë në burgun e Idriozovës në Maqedoninë e Veriut. Viktima është shqiptari nga Shkupi, Xhengis Xhemaili, 54 vjeç.

Xhemaili ishte dënuar me 13 vite burg për vr.a.sje, ndërsa dyshohet se ai ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.

Kjo ngjarje ka ndodhur në kohën kur shqiptari kishte dalë për të marrë ajrim, ndërsa sipas “Alsat”, ai ishte ankuar edhe herë të tjera për shqetësime në zemër, por nuk kishte marrë mjekime dhe trajtime mjekësore.

Në vitin 2006, Xhemaili i mori jetën Amel Zverotiç në liqenin Treska, pasi ky i fundit i kishte një borxh prej 100 mijë eurosh.

The post I dënuar me 13 vite, shqiptari humb jetën në burgun e Maqedonisë/ Zbardhet shkaku appeared first on Zonë E Lirë.

Burimi

Loading...