KOSOVA Lajme

I bllokohet xhirollogaria Komunës së Ulqinit, “Rekreatursi” i kërkon 6 milionë euro

Loading...

Deputetja Flora Brovina tronditi Kosovën me publikimin e një fotografie, me të cilën pretendohej se po shfaqej një grua shqiptare duke u dhunuar nga tre ushtarë serbë, e cila më pas pati efekt më të madh tronditës kur u kuptua se ishte foto e rreme.

Mediat zbuluan se kjo fotografi ishte shkëputur nga një film pornografik i realizuar në Irak, dikur nga viti 2008, shkruan Reporteri.net.

Mirëpo, duket se publikimi i kësaj fotoje nuk ishte bërë dje për herën e parë. Nga disa pamje që ka gjetur Reporteri.net, kuptohet se Flora Brovina e kishte prezantuar këtë pamje si përdhunim i ndodhur në Kosovë edhe para 7 ditësh.

Në një tryezë të organizuar nga D4D Institute, Flora Brovina e paraqet foton e njëjtë, dhe me të tregon një histori të përdhunimit.

“Unë do t’ju fotografi që ta kuptoni mirë, dhe shifeni… E shihni? Dmth njerëzit janë detyruar ta shohin të bijën e tyre duke e dhunuar. Dhe kjo fotografi mbete shenjë. Kjo grua është e gjallë”, thotë Brovina derisa prezantonte fotografinë.

Loading...

Sidoqoftë, Flora Brovina tek pasi e publikoi për herën e dytë dje, e kuptoi se fotoja që kishte besuar me vite që i takon një ngjarjeje në Kosovë, në realitet ishte pornografi. Për këtë, vetë Brovina sot kërkoi falje, duke thënë se “ndoshta mund të jetë e montuar”.

Ndërkohë, shefi i Brovinës, Kadri Veseli, tha sot se deputetja më e vjetër e Kuvendit të Kosovës ka bërë një gabim të madh, pasi është dashur të konsultohej paraprakisht.

The post Flora Brovina e kishte publikuar edhe para 7 vitesh fotografinë e djeshme appeared first on GazetaBlic.

Marre nga GazetaBlic

Loading...
SuperDyqani