KOSOVA Lajme

Hoti ia kthen Konjufcës për deklaratat ndaj Limajt, ia përmend edhe lejet e ndërtimit në Prishtinë

Loading...

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Enver Hoti, i ka reaguar deklaratave të Glauk Konjufcës për çështjen e homologimit ka ka përmendur edhe kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj.

Ka thënë se Nisma mbështet çdo iniciative që ndalon të gjitha monopolet.

Por, si zakonisht, thotë ai debate të tilla zhvendosen dhe bartën në binare të tjera dhe disa deputetë si Konjufca marrin rolin e hetuesit, gjykatësit, apo prokurorit.


“Glauku u fut në mashtrim e propagandë, por s’po mund ta barttë propagandën. Kur e pat marrë VV pushtetin në Prishtinë pat marrë vendim për leje të ndërtimit.Por, çka ka ndodhur dhe si ka rrjedhur zhvillimi i planit urbanistik. E dini besoj. I keni ndalë lejet, deri sa e keni gjete rrugën e mirëkuptimit me kompani private për interesa financiare e grupore deri sa i gjetet kanalet dhe mirë është më ju dhanë përgjigje qytetarëve të Prishtinës”, ka thënë ndër të tjera Hoti.

Loading...

Deputeti i Nismës ka thënë se Vetëvendosje i është përgjëruar dhe lutur Nismës për me qenë bashkë në koalicion në vitin 2017.

Ka thënë se është i bindur se VV e duan pushtetin pa zgjedhë metodat.

Marre nga GazetaBlic

Loading...
SuperDyqani