HOROSKOPI

Horoskopi i datës 16 maj 2019

Loading...

Dashi

Gjatë kësaj dite do i shprehni edhe më shumë ndjenjat dhe do jeni më në formë. Dielli do ju ngrohë zemrat dhe do i shprehni me tepër mendimet. Për ju që keni një lidhje do jetë një dite me shumë fat. Do ndiheni më së miri pranë atij që dashuroni dhe mund të pranoni të hidhni edhe hapa më tej. Mbrëmja do jetë më emocionuese. Nëse jeni beqarë do afroheni akoma më shumë me disa persona të njohur rishtazi. Lidhja juaj mund të thellohet edhe më tepër sesa e kishit menduar. Në punë do i merrni gjërat shtruar dhe pak nga pak do arrini atje ku keni dashur. Në planin financiar gjendja do vijë gjithnjë duke u përmirësuar.

Demi

Kjo ditë do jetë e qete, por jo shumë e mire. Në shumë raste do ndiheni goxha të trazuar. Nëse jeni në një lidhje do keni ide të ndryshme nga partneri lidhur me disa çështje dhe kjo gjë mund të sjellë debate dhe mosmarrëveshje të shumta. Tregohuni më realiste dhe mundohuni t’i pranoni mendimet e tjetrit. Ju beqaret duhet të tregohen të matur dhe të bëni kujdes nga disa persona që duke ju ndihmuar me një çështje do iu joshin. Sipas Dritare.net, në punë duhet të jeni të qartë para se të hidhni çdo lloj hapi. Vendimet e mëdha merrini pasi se të konsultoheni me koleget tek të cilët besoni. Paratë do i mbani në gjendje të shkëlqyer dhe do i bëni pa frikë të gjitha investimet.

Binjakët

Kjo ditë do jetë herë pas here e trazuar për ju. Do ndesheni me persona intrigues e ziliqarë që do ua prishin humorin. Do keni edhe disa debate me njerëzit e afërt. Nëse jeni në një lidhje duhet të qëndroni pak më shumë kohë me partnerin tuaj dhe madje të provoni edhe eksperienca të reja së bashku. Vetëm kështu do e mbani larg rutinën dhe mërzinë. Ju beqarët ka shumë gjasë ta gjeni personin e përshtatshëm në rrethin familjar të disa miqve. Në punë do ecni në bazë të planeve dhe do programoni gjithçka përpara se të veproni. Kjo do shmangë të papriturat e pakëndshme. Financat në shumicën e kohës do jenë goxha delikate. Mos u nxitoni kur të kryeni çfarëdo lloj shpenzimi.

Gaforrja

Saturni do ju bëjë shumë të mençur sot dhe do dini përherë si t’i rregulloni problemet që do ju dalin. Në çdo moment do jeni të vetëdijshëm për çdo hap që do hidhni. Ju të dashuruarit do ndërtoni një mur të fortë  për të mbrojtur jetën tuaj sentimentale. Pritet që dita të jetë e mirë dhe të mos keni asnjë kontradiktë me partnerin. Nëse jeni beqarë nuk duhet të nxitoheni për të krijuar një lidhje. Njihuni mirë me personat që do takoni e më pas mendohuni çfarë hapash të hidhni. Në punë do filloni një projekt të rëndësishëm, i cili nëse mbyllet me sukses do iu sjellë ndryshime rrënjësore në jetën tuaj. Përpiquni aq sa të keni mundësi. Në planin financiar do keni surpriza të njëpasnjëshme të cilat sigurisht do ua ngrenë moralin.

Luani

Hëna dhe Dielli do jene kundërshtarë të fortë me njëri-tjetrin dhe do krijojnë shumë probleme. Ndonjëherë do gënjeni shumë dhe as vete nuk do mbani mend cila është e vërteta. Nëse keni një lidhje do kaloni një ditë të vështirë. Nuk do bini dakord për shumë gjëra me partnerin dhe kjo do e acarojë atmosferën. Për  ju beqarët do ketë surpriza të njëpasnjëshme. Përgatituni për një ditë shumë ndryshe nga ato që keni jetuar deri më sot. Në punë do iu jepen përgjegjësi të reja dhe vështirësitë do shtohen paksa. Financat do jenë të mira, por duhet ende punë që të keni përmirësimet që keni dëshiruar.

Virgjëresha

Dita e sotme nuk ka për të qenë aspak e mirë. Herë pas here do gjendeni edhe në vështirësi. Ju të dashuruarit do bëni disa gabime të pafalshme dhe atmosfera do bëhet elektrizuese. Partneri nuk do jetë i gatshëm t’iu falë kollaj kështu që përgatituni për një periudhë aspak të qetë. Ju beqarët do përballeni me surpriza të shumta dhe do e gjeni më shpejt sesa mendonit princin tuaj të kaltër. Gjithçka për ju do jetë plot ndriçim. Në punë do gjendeni herë pas here përballë sfidave të vështira dhe nuk do dini çfarë të bëni. Gjendja financiare do mbetet delikate edhe për disa kohë. Mos kryeni në asnjë moment shpenzime të mëdha sepse do pendoheni për gjithë jetën.

Peshorja

Do jeni mjaft entuziastë dhe dinamikë gjatë gjithë kësaj dite kështu që gjërat do ju ecin përgjithësisht mirë. Për ju të dashuruarit, edhe pse do mungojë pasioni i zjarrtë, nuk do të thotë se do keni probleme me partnerin. Çdo gjë do shkoje ashtu si duhet ndërkohë që ambienti do jetë i qete. Ju beqarët duhet të përdorni të gjitha armët që zotëroni nëse doni ta bëni për vete dikë. Jeta profesionale do ketë ndryshime goxha pozitive të cilat do ju bëjnë t’i shihni gjerat më me optimizëm. Disa mund të ngrihen edhe në detyrë. Sipas Dritare.net, me shpenzimet tregohuni sa më të arsyeshëm nëse doni që nesër të blini edhe disa objekte të veçanta për shtëpinë.

Akrepi

Imagjinata do ju ndihmojë shumë gjatë kësaj dite, ndërkohë në karrierë do keni fat me shumicë. Ju te dashuruarit do keni nevojë te bëni ndryshime në shtëpi për t’u ndier më mirë. Partneri do jetë ne dispozicionin tuaj dhe do ua plotësoje çdo dëshirë. Ju beqaret do i bëni sytë katin në çdo vend ku do shkoni dhe diku do e gjeni princin e kaltër. Në punë do ndodhin gjëra shumë të rëndësishme. Mbajeni telefonin pranë sepse do ju bëhen propozime shumë të rëndësishme. Mund të behët fjalë edhe për një detyrë jashtë shtetit. Për financat gjithmonë të qëndrueshme duhet të mendoheni para se të shpenzoni.

Shigjetari

Sot do keni dëshira të shumta dhe do bëni të pamundurën që t’ia plotësoni vetes. Ju të dashuruarit do i largoni të gjitha komplekset dhe do e lini veten më të lirë. Në tërësi do jeni me humor shumë të mirë dhe nuk do keni debate. Ju beqarët më në fund do realizoni disa takime shumë të veçanta, por demonët brenda jush nuk do ju lënë të pranoni ftesat e ta çoni më tej njohjen. Në punë do keni objektiva të reja dhe keni për të arritur shumë më lart. Gjithçka do e bëni me devotshmëri. Në planin financiar situata do ketë goxha përmirësime, por kjo nuk do të thotë se tashme mund të shpenzoni sa të doni.

Bricjapi

Me autoritet do doni të impononi gjithmonë mendimet tuaja dhe kjo mund të ndezë herë pas herdhe debate. Juve që jeni në një lidhje ka rrezik të ziheni keq për disa tema dhe do preferoni të mbani goxha distancë nga njëri-tjetri. Nga ana tjetër, po nuk folët me të vërteta ka rrezik të ndaheni njëherë e mirë. Nëse jeni ende vetëm do jeni shumë kërkues dhe nuk do arrini dot të gjeni një person që do ju përshtatet në çdo pikë. Në punë do ecni gjithmonë me plane dhe nuk do bëni asnjë lloj gabimi. Financat do dini si t’i menaxhoni me shumë përkujdes kështu që gjendja nuk ka për të qenë aspak e keqe. Do ju dalin paratë edhe për të kryer investime të konsiderueshme.

Ujori

Mos u tregoni kokëfortë gjatë kësaj dite dhe nëse keni bërë gabime kërkoni falje. Kjo është dita më e përshtatshme për të ndrequr gjithçka. Nëse keni një lidhje do ndiheni jashtëzakonisht mirë nëse nuk nxitoheni dhe qëndroni me këmbë në tokë. Nuk do keni probleme serioze megjithatë harxhoni pak kohë për të reflektuar mbi të ardhmen. Nëse jeni beqarë do takoni persona të rinj dhe do ndiheni më së miri pranë tyre. Në punë do rimerrni në dorë disa projekte të vjetra të cilat i kishit lënë pas dore. Në planin financiar do keni fat dhe një përmirësim të ndjeshëm të situatës. Kujdes mos shpenzoni shuma marramendëse.

Peshqit

Pas një periudhe të zymtë Dielli do ua ngrejë jetën në tërësi dhe zemrat në veçanti. Do refkektoni para se të veproni dhe nuk do gaboni. Jeta juaj në çift do jetë mjaft e privilegjuar. Do bashkëpunoni për gjithçka me atë që keni në krah dhe nuk do keni as mosmarrëveshjen më të vogël. Ju beqarët nuk do e keni shumë mendjen tek krijimi i një lidhjeje, por duke folur me miqtë do ndryshoni paksa mendim. Në punë duhet të bëni çmos që t’iu njihen vlerat që keni, por nga ana tjetër duhet t’i pranoni edhe gabimet që keni bërë. Financat fatmirësisht nuk do kenë asnjë problem. Mund të shpenzoni edhe pak më tepër nëse dëshironi. 

The post Horoskopi i datës 16 maj 2019 appeared first on Gota News.

GotaNews

Loading...
SuperDyqani