HOROSKOPI

Horoskopi e mërkurë, 10 korrik 2019.

Loading...

 

Dashi-Kjo është një ditë gjatë së cilës nuk do të ndiheni rehat, veçanërisht në dashuri, ku nuk do të arrini që të gjeni zgjidhjet e duhura ndaj disa problemeve. Gjithashtu ka disa çështje profesionale, të cilat nuk ju lejojnë që të ndiheni mirë, duke ju vënë në siklet.

Demi-Keni nevojë për disa siguri si në sferën sentimentale edhe në atë profesionale. Mundohuni që të jeni më optimist, pasi tashmë do të keni mundësi që të korrni fryte të mira si në dashuri edhe në punë. Por pikë së pari mbani parasysh se nuk duhet të mbeteni peng të së kaluarës dhe gjërave që nuk duhen. Duhet të relaksoheni dhe të pushoni më shumë.

Binjakët-Parashikohen ndryshime në sferën profesionale. Bëni kujdes ndaj të gjitha çështjeve dhe marrëveshjeve që duhet të arrini. Në sferën sentimentale do të jeni në fazë rimëkëmbje, ku do të keni mundësi rikuperimi, nëse keni kaluar momente krize.

Gaforrja-Kjo ditë do të karakterizohet nga një forcë e pashtershme, e cila lejon që të përballeni dhe zgjidhni çdo lloj problemi. Do të ndiheni shumë më mirë në raport me javët e kaluara, ndaj mundohuni që të përfitoni nga ndikimi pozitiv i planetëve, për të arritur rezultatet e dëshiruara.

Luani-Ju pret një ditë nën ritmin e duhur, ku do të keni debulesë fizike. Rikuperimi do të vijë vetëm nga e premtja. Lëreni ditën të kalojë dhe mos u përfshini në polemika.

Virgjëresha -Kjo ditë do të jetë mjaft e favorshme, ndaj mundohuni që të mos ju shpëtojë asnjë mundësi. Mund të zgjidhni pakënaqësi të cilat janë të mbartura prej kohësh, ndonëse nervozizmi nuk do të mungojë.

Peshorja-Do të përballeni me tensione ekstreme dhe zhgënjime të mëdha. Ndoshta për shkak se nuk do të ndiheni më lider, në disa situata. Ndryshojini gjërat që keni për të bërë, në mënyrë që të ndiheni më të inkurajuar.

Akrepi-Kalimi tranzit i Hënës në shenjën tuaj, do të rrisë pasionin dhe intensitetin me njeriun tuaj të zemrës. Ndërkohë, duhet të shmangni krizat dhe të reflektoni më shumë për çështjet ekonomike.

Shigjetari-Ju pret një ditë pozitive, e cila do të jetë e mbushur me emocione të bukura dhe forcë. Përfitoni për të programuar diçka të bukur. Mjaft të favorizuara janë edhe aspektet e tjera të jetës suaj, përfshi edhe atë ekonomik. Do të keni mundësi që të gjeni zgjidhje të mira.

Bricjapi-Kjo e mërkurë do ju gjejë me të fuqishëm dhe gati për tu rikthyer në lojë. Do të keni mundësi që të jetoni emocione të bukura, sidomos në sferën sentimentale. Pikërisht sa i takon ndjenjave do të ketë mundësi të shumta si dhe takimet janë mjaft të favorshme.

Ujori-Në sferën sentimentale nuk do të jeni shumë të qetë! Me gjasë jeni përballur me një krizë ose po jetoni një dashuri pa pasion, në pritje të diçkaje tjetër, shkruan noa. Ka ardhur momenti që të reflektoni mirë dhe të kuptoni se çfarë dëshironi në të vërtetë.

Peshqit-Ju pret një ditë pozitive dhe interesante në çdo drejtim, si për sa i takon ndjenjave dhe në sferën personale. Janë mjaft të favorizuara takimet dhe lidhjet e reja. Po i jepni shumë rëndësi anës tuaj emocionale pasi keni nevojë që të ndiheni të dashuruar.

Marre nga

Loading...
SuperDyqani