Histori njerëzore

Historia e dhimbshme e dy kunatave/ Halla kërkon të birësojë mbesën pasi ish-bashkëshortja e vëllait e lë në jetimore

Loading...

Një histori sa e dhimbshme aq dhe e pabesueshme është prezantuar ditën e djeshme në rubrikën “Ka një mesazh për ty” ! Një motër, kunatë dhe hallë kërkonte të birësonte vajzën tre vjeçare të ish-nuses së vëllait. Zana, e cila prej 17 vitesh jeton në Athinë, i bëri kërkesë publike ish-bashkëshortes së vëllait, Albanës për të mos e lënë vajzën e vogël nën kujdesin e motrave “Nënë Tereza” por të kujdesej ajo për të.

Në pamundësi ekonomike, e ëma e vogëlushes ishte detyruar ta linte të bijën në jetimore! Familja e saj nuk e pranonte që e bija ta rriste si një nënë e divorcuar dhe babai i fëmijës i cili vuanta nga probleme shëndetësore  nuk mund të kujdesej i vetëm.

Zana halla  e vajzës e cila e do vogëlushen si të isha fëmija i saj, pohoi publikisht se gjatë një vizite, ndër të shumtat që ajo i bënte vajzës, ajo e kishte thërritur ‘mami’. Dëshira e saj ishte që vëllai të bashkohej me nusen, që fëmija të rritej me nënë dhe babë dhe jo ta merrte ajo nën kujdestari, por ata nuk ja arritën dot qëllimit.

Loading...

“Porsa mora vajzën e porsalindur, një muaj  në duar ndjeva një… sikur ajo do bëhej fëmija im dhe i thashë: Albana dëgjo këtu të gjithë zihemi me burrat, shko tek vëllai rri në një dhomë veç. Do vinë rrethanat që ti avash-avash do bashkohesh me vëllain tim. Bëje për hir të fëmijës që vajza të rritet me prindër, jo pa prindër. Mos e dërgo atje. Ndoshta “Motrat” kanë hapur shumë dyer, kanë dhënë një ndihmë për shumë nëna që mos i abortojnë fëmijët e tyre. I kanë dhënë një mundësi që t’i lindin dhe t’i rritin. Por përse kjo krijesë e vogël të rritet jetim kur i ka dy prindërit?

Ndonëse gjërat nuk shkuan ashtu si Zana do të dëshironte, ajo u ndje gruaja më e lumtur, kur në studio pa që ishte e ftuar dhe e ëma e vajzës dhe kjo e fundit pranoi pa hezituar që vajza e saj të kishte një familje, atë të hallës së saj.

Do ja jap dhe ta ketë me gjithë zemër, ta ketë përjetë. –tha nëna e vogëlushes tre-vjeçare, e cila familje më të mirë nuk do të mund t’i gjente kurrë vajzës

Marre nga Portali Vizion

Loading...
SuperDyqani