Histori frymëzuese/ Jeta e Joe Biden, sfidat që s’e përulën kurrë

Ish-nënpresidenti Joe Biden ka prezantuar kandidaturën për president të SHBA-së në vitin 2020, dhe që atëherë ka ndërtuar një rritje në sondazhe, si dhe rritje në mbledhjen e fondeve.

 

Dhe siç shkruan Business Insider, ai sigurisht ka arsye të jetë optimist  pasi gjatë gjithë jetës së tij dhe karrierës politike, Biden ka kapërcyer sfida të mëdha për të arritur aty ku është sot. Lindur në Scranton të Pensilvanisë më 20 nëntor 1942, Biden u zhvendos me familjen e tij në Mayfield, Delaware, kur ishte 13 vjeç. Nga kjo kohë, ai u përball me shumë sprova.

 

 

 

Ndërsa ai thotë se babai i tij e mësoi se: “Fuqia e një burri nuk është sa shpesh është rrëzuar, por sa shpejt ai ngrihet”. Pamja e Joe Biden në librin vjetor të Universitetit të Delaverit, viti 1965 Gjatë gjithë trajektores së tij të gjatë politike, Biden ka jetuar me këshillën e babait të tij dhe është rikthyer përsëri pas tragjedive të panumërta dhe sfidave për të arritur ëndrrat e tij politike.

 

Ja se si një fëmijë nga Scranton u bë senator i respektuar, nënpresident dhe tani një kandidat presidencial për zgjedhjet e vitit 2020: Joseph Robinette Biden Jr u diplomua në Universitetin e Delaware në vitin 1965, ku zhvilloi një interes në politikë pas përurimit të presidentit John F. Kennedy. Gjatë dy viteve të para, megjithatë, ai ishte kryesisht i interesuar në futboll dhe festa.

 

Ai u takua me gruan e tij të parë Neilia në një udhëtim pranveror në Bahamas. Çifti kishte tre fëmijë: Jozefi “Beau” Hunter III, Robert Hunter dhe Naomi Christina Hunter. I freskët nga shkolla e drejtësisë në Universitetin e Syracuse në vitin 1968, Biden filloi të punonte si avokat mbrojtës në Wilmington, Delaware, dhe filloi firmën e tij ligjore në vitin 1971. Ai së pari hyri në politikë si anëtar i New Castle County Council në vitin 1970.

 

Pas inkurajimit nga Partia Demokratike, Biden kandidoi për Senatin e SHBA-së në vitin 1972 dhe fitoi, duke u bërë senatori i pestë më i ri në histori. Ai do të vazhdonte të shërbejë si senator i Delaware për më shumë se 30 vjet. Një muaj pas zgjedhjeve, gruaja e Biden, Neilia dhe vajza Naomi u vranë në një aksident me makinë ndërsa po bënin pazarin e Krishtlindjeve më 18 dhjetor 1972. Ngjarja ka lënë edhe dy djemtë e tij Hunter dhe Beau të plagosur rëndë.

 

Pavarësisht nga humbja e madhe e tij personale, Biden u betua si senator në janar të vitit 1973 nga një spital në Wilmington ku djemtë e tij ishin ende duke u shëruar nga aksidenti që vrau nënën dhe motrën e tyre.

 

Pas kësaj tragjedie, Biden tha se ishte i lodhur, por siç babai e kishte mësuar, Biden u kthye pas tragjedisë së familjes së tij. Biden filloi të punonte shumë si një senator i ri – duke punuar në mbrojtjen e konsumatorit, kontrollin ndërkombëtar të armëve dhe krimin në vitet 1970.

 

Ai u takua me gruan e tij të tanishme, Jill në vitin 1975. Të dy u martuan në vitin 1977 dhe vajza e tyre, Ashley Blazer, lindi në vitin 1981. Biden fitoi përsëri zgjedhjet në vitin 1982 dhe në vitin 1984 u bë një nga drejtuesit kryesorë të Senatit për kalimin një projektligji gjithëpërfshirës të krimit, i cili, megjithëse i diskutueshëm, përfaqësonte një prej arritjeve më të rëndësishme legjislative deri në atë pikë.

 

Duke fituar përvojë të politikës së jashtme në fund të viteve 1970, Biden u përplas me administratën Reagan mbi traktatet e SALT për të zvogëluar numrin e armëve bërthamore dhe për sanksionet ndaj aparteidit në Afrikën e Jugut. Në vitin 1987, Biden u bë kryetar i Senate Judiciary Committee, një rol që ai mbajti deri në vitin 1995.

 

Në vitin 1987, Biden hyri në garën presidenciale të vitit 1988 – e para e tij, por jo e fundit. Por ai duhej të braktiste primaret për shkak të raporteve se kishte plagjiatuar pjesë të një fjalimi.

 

Menjëherë pas kësaj, Biden duhej të kapërcejë një tjetër tragjedi të mundshme. Mjekët e tij gjetën dy aneurizma ndoshta vdekjeprurëse në trurin e tij. Kështu, në vitin 1988, ai iu nënshtrua dy operacioneve të ndryshme për shpëtimin e jetës. Shtatë muaj më vonë, Biden u kthye në Kongres.

 

Në janar të vitit 1990, Biden paraqiti një projektligj tjetër – Akti i Dhunës Kundër Grave, i cili reformoi dënimet për sulme seksuale dhe abuzim familjar. Projektligji kaloi përfundimisht, dhe Presidenti Bill Clinton e nënshkroi atë në ligj në vitin 1994. Nën ish-presidentin George W. Bush, Biden u bë kreu i Komitetit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë dhe përdori eksperiencën e tij të mëparshme të politikës së jashtme si kryetar komiteti nga 2001-03, dhe përsëri nga 2007 në 2009. Në vitin 2002, Biden votoi për të autorizuar Luftën në Irak, por më vonë kritikoi luftën dhe sidomos rritjen e trupave të vitit 2007.

 

Në vitin 2007, Biden vendosi të kandidojë për president përsëri – dhe ndërsa drejtimi i tij këtë kohë ishte pa skandal, ai u largua nga primarët pasi mbeti pas nga Barack Obama dhe Hillary Clinton. Por ai “mori biletën” pasi Obama fitoi emërimin nga Partia Demokratike në mesin e vitit 2008 dhe zgjodhi Bidenin si bashkëpunëtorin e tij drejtues.

 

Në nëntor të vitit 2008, Obama fitoi zgjedhjet për t’u bërë presidenti i parë me ngjyrë në vend, me Biden duke e marrë si nënkryetar. Çifti mundi senatorin John McCain si dhe ish-guvernatoren e Alaskës, Sarah Palin. Obama përsëri zgjodhi Bidenin si bashkudhëheqës në vitin 2012, dhe të dy u rizgjodhën me shumicë dërrmuese.

 

Gjatë presidencës së Obamës, ai dhe Biden zhvilluan një miqësi të ngushtë – madje në një pikë edhe duke bërë shaka për njëri-tjetrin. Në fund të mandatit të tij të dytë si nënpresident, tragjedia e goditi përsëri Bidenin.

 

Djali i tij Beau, i cili kishte luftuar me kancerin e trurit, vdiq në moshën 46 vjeç më 30 maj 2015. “Beau Biden ishte, thjesht, njeriu më i mirë që secili prej nesh e ka njohur ndonjëherë”, shkroi babai i tij. Edhe pse ai u inkurajua të kandidojë për president për një të tretën në 2016, Biden nuk pranoi ta bënte këtë. Vdekja e Beau luajti një rol të rëndësishëm në vendimin e tij.

 

Madje, shumë njerëz, përfshirë vetë Bidenin, besonin se ai do të kishte dalë më mirë se kandidatja demokrate për president Hillary Clinton, dhe do ta mposhtte Trumpin, nëse ai do të kishte garuar. Në një nga veprimet e tij të fundit si president, Obama nderoi Bidenin me Medaljen Presidenciale të Lirisë në janar të vitit 2017. Por rrugëtimi i tij nuk ndalet me kaq. Edhe në zgjedhjet presidenciale në SHBA, të cilat pritet të mbahen në vitin 2020, ai pritet të jetë një nga figurat kryesore – ndoshta edhe të jetë kryesori i Shtëpisë së Bardhë

Marre nga Portali Vizion