KOSOVA

Heqja e taksës tash do të ishte gabim strategjik –

Loading...

21:34, 13 Maj 2019

Bekim Qollaku, Shefi i Kabinetit të Presidentit, ka deklaruar se heqja apo pezullimi i taksës prej 100% për produktet serbe tani, do të ishte një gabim strategjik.

Ai në një intervistë në Zona B të Klan Kosovës ka thënë se taksa duhet të mbetet në fuqi.

“Për mendimin tim do të ishte gabim strategjik që në këto momente të mendohet heqja e tarifave. Kulmi i presionit ndërkombëtar kaloi muaj më parë dhe gjatë asaj periudhe qeveria ka treguar vendosshmëri”.

“Nëse kjo qeveri dhe ky koalicion i ka rezistuar një presioni aq të madh – presion pozitiv nga SHBA-të në mënyrë që t’i jepej mundësi dialogut – dhe në të njëjtën kohë nuk është bërë një gjë e tillë, atëherë cili është arsyetimi që një gjë e tillë të ndodhë sot kur momentumi për një marrëveshje eventuale mes Kosovës dhe Serbisë është humbur. Prandaj konsideroj që taksa duhet të mbetet në fuqi”.

Loading...

Çollaku gjithashtu tha se edhe pezullimi i taksës është diçka absurde, qoftë edhe për idenë e përfolur për pezullimin e saj disa ditë para Samitit të Parisit.

Ai shtoi se pezullimin e saj nuk mund ta bëjë kryeministri i vetëm.

“Vendimi i takon kryeministrit dhe qeverisë por edhe partnerëve të koalicionit andaj edhe heqja nuk do të ishte vendim vetëm i kryeministrit”, njofton .

Bekim Çollaku gjithashtu theksoi se Presidenti Hashim Thaçi, vazhdimisht ka qenë në mbrojtje të taksës, përderisa “ka kërkuar një minimum të kuptimit kundrejt kërkesave të partnereve ndërkombëtar, që të ketë mundësi pezullimi të taksës, për t’i dhënë një mundësi vazhdimit të dialogut”.

Marre nga KlanKosova

Loading...
SuperDyqani