Lifestyle

‘Hëngri’ kokën e Valdrin Pjetrit, Gaz Bardhi relaksohet me uiski dhe cigare, nuk harron shokët (Foto)

Loading...

TIRANË– Teksa një ditë më parë kandidati i Partisë Socialiste në Shkodër u tërhoq nga vendimi për t’u betuar si kryebashkiak i këtij qyteti, Gazmend Bardhi Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike që publikoi dokumentet ku tregohej dënimi i socialistit, po shijon triumfin.

Me cigare dhe një gotë uiski përpara, Bardhi nuk ka humbur kohë të relaksohet në një nga lokalet në kryeqytet, pasi ‘hëngri’ kokën e Pjetrit. Në momentin e fotografimit, Sekretari i PD-së shoqërohej në tavolinë edhe me dy burra të tjerë, me siguri miqtë e tij.

Megjithatë duhet të kujtojmë se Bardhi ka theksuar se nuk do të ndalet deri ën largimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti.

Loading...

Pas akuzave të shumta dhe publikimit të dokumentave nga Partia Demokratike, Valdrin Pjetri ka vendosur që të tërhiqet nga marrja e Bashkisë së Shkodrës. Pjetri javën e fundit ka qenë nën akzua nga PD, e cila kërkoi pikërisht dorëheqjen e tij. Pas publikimit të akuzave reagoi PS dhe vet Edi Rama, të cilët “i kthyen shpinën”, duke thënë se askush nuk është mbi ligjin. Prokuroria ka nisur verifikimet për Pjetrin, i cili tashmë ka vendosur që të luftojë për të nxjerrë deri në fund të vertetën.

(f.m/dosja.al)

The post ‘Hëngri’ kokën e Valdrin Pjetrit, Gaz Bardhi relaksohet me uiski dhe cigare, nuk harron shokët (Foto) appeared first on .

Marre nga

Loading...
SuperDyqani