Sport

Henderson ka një kërkesë për lojtarët e Liverpoolit para ndeshjes me Porton

Jordan Henderson dëshiron që bashkëlojtarët e tij të Liverpool të lënë anash garën e titullit të Premier League – ndërsa përgatiten për ndeshjen e dytë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve kundër Portos.

Reds u kthyen në krye të tabelës së Premier Ligës pas një fitore 2-0 ndaj Chelsea të dielën, por ata kishin pak kohë për të festuar rezultatin për shkak të udhëtimit të shpejtë në Portugali, përcjell GazetaBlic.

Skuadra e Liverpoolit ka fituar ndaj Portos në ndeshjen e parë me rezultatin 2-0 dhe tani udhëton në Portugali për të mbrojtur rezultatin dhe për t’u kualifikuar në gjysmëfinale.


“Është një tjetër lojë e madhe për ne. Ne kemi qenë atje më parë dhe kemi luajtur mirë dhe kemi marrë rezultatin”, tha Henderson për faqen zyrtare të klubit.

“Por tani mund të jetë ndryshe, sepse ata janë një ekip i mirë, dhe do të ketë një atmosferë të mrekullueshme, por ne po shkojmë për të marrë rezultatin që na duhet për të kaluar tutje”, përfundoi ai.

/GazetaBlic/

Burimi

About the author

publialb

Add Comment

Click here to post a comment