Aktualitet

Helmimi i banorëve të Bulqizës, dyshohet nga uji –

Loading...

Afro një javë nga helmimi i 120 banorëve të qytetit të Bulqizës, mbetet ende mister shkaku i helmimit të tyre. Ekspertët e Shëndetit Publik dyshimet e para i hodhën për ujin e pijshëm, por analizat për ndotjen bakteriologjike dolën negative, ashtu si përgjigjia për metalet.

Nga Instituti i Shëndetit Publik thonë se ndotja e ujit në dy pika të qytetit ka sjellë këtë situatë.

“Analizat e para dolën të pastra nga qendra e qytetit, të dytat dolën me ndotje mikrobiologjike, ndërsa ato të 10 Majit rezultojnë të pastra. Unë mendoj se ka ardhur nga ndotja e ujit në dy pikat kryesore, në një market dhe pastiçeri në lagjen e vjetër dhe të re të Bulqizës”, thotë specialisti i ISHP Arben Luzati.

Pas dy rasteve të reja të paraqitura në spitalin rajonal të Bulqizës, ekspertët e Shëndetit Publik po kryejnë analiza të tjera për të gjetur shkakun e helmimit të banorëve.

Instituti i Shëndetit Publik vazhdon të rekomandojë  që banorët e Bulqizës të mos e përdorin ujin e pijshëm deri në daljen e rezultateve përfundimtare.

Tv Klan

Marre nga TvKlan

Loading...