Haskuka: Duhet të punohet më shumë për një të ardhme më të mirë

Për nder të 12 Qershorit të Ditës së Çlirimit, dhe 141 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Kuvendi Komunal i Prizrenit ka mbajtur një akademi solemne, me ç’rast janë nderuar me çmimin “ Remzi Ademaj”, 13 dëshmorë si dhe është ndarë çmimi “ Nderi i qytetit”, kushtuar mjekut dëshmor, Halil Berisha.

Në fjalën e tij të rastit kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka tha se sot po kujtojnë të gjithë ata që kontribuan për çlirimin e Kosovës, në veçanti të ish presidentit amerikan, Bill Clinton të cilin tha se i doli në krahë Kosovës për të shpëtuar nga gjenocidi serb.

Sipas tij duhet të punohet më shumë për një të ardhme më të mirë sidomos për gjeneratat e reja.


Haskuka është shprehur se jam krenar që si kryetar mund të jap kontribut për qytetin historik dhe zhvillimin e Prizrenit

“Si kryetar i Prizrenit ndihem krenar dhe kam nder që të jap kontributin jo vetëm si qytet historik, në zhvillimin e Prizrenit por edhe në kontributin e saj në zhvillimin e paqes. Unë edhe sot uroj që të punojmë bashkë që të punojmë mirë që të punojmë më shumë për publiken dhe për shtetin sesa për personalen dhe privaten, uroj të punojmë bashkë për një Kosovë të drejtë ku shteti zhvillimor është qëllimi jonë kur të gjithë do të jetojnë me dinjitet dhe me nder dhe me së shumti për të rinjtë tanë të cilët do kontribuojnë në zhvillimin e vendit”, tha Haskuka

Marre nga GazetaBlic