KOSOVA Lajme

Haradinaj takon Marian Demën, flasin për rishqyrtimin e normativave ligjore të arsimit të lartë

Loading...

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë ditës ka pritur rektorin e Universitetit të Prishtinës, Marian Dema.

Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook për Up-në ka thënë se është aset kombëtar dhe pikë orientuese e zhvillimit të shoqërisë sonë.

“Universitetit i Kosovës është aset kombëtar dhe pikë orientuese e zhvillimit të shoqërisë sonë. Me qëllim të avancimit të arsimit të lartë në vendin tonë sipas standardeve globale, prita sot rektorin Marian Dema, së bashku me disa nga dekanët e UP-së, nga të cilët u informova për sfidat me të cilat përballet ky institucion”, ka shkruar Haradinaj.


Sipas tij, në këtë takim është biseduar për mundësinë e modernizimit dhe rifunksionalizimit të laboratorëve dhe rritjen e efektshmërisë së institutive nëpër fakultete.

” Biseduam posaçërisht për mundësinë e modernizimit dhe rifunksionalizimit të laboratorëve, rritjen e efektshmërisë së institutive nëpër fakultete, si dhe rigjenerimin e kapaciteteve kadrovike në fushat deficitare, veçmas në inxhinierinë elektrike dhe në fushën e matematikës. Si nismë e rrugëtimit tonë të përbashkët, që Universiteti i Prishtinës të jetë në hap me trendet bashkëkohore të arsimit, u dakorduam që të bëhet një plan operacional, që përfshinë rishqyrtimin e normativave ligjore të arsimit të lartë”, ka përfunduar shkrimin e tij ai./Gazeta Blic

Marre nga GazetaBlic

Loading...
SuperDyqani