KOSOVA

Haradinaj shkoi për iftar tek ministri Yagcilar (FOTO) –

Loading...

22:00, 11 Maj 2019

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka qenë në konak tek ministri Mahir Yagcilar për iftar.

Këtë e bëri të ditur vetë Haradinaj nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, njofton .

Sipas Haradinajt shqiptarët paraqesin shembullin më unik në botë ngase vetë përkasin në fe, rite e tarikate të ndryshme, por ata kanë një gjuhë dhe një Atdhe dhe kurdoherë i kanë respektuar të tjerët.

Ky është postimi i plotë i Haradinajt:

Shqiptarët paraqesin shembullin më unik në botë ngase vetë përkasin në fe, rite e tarikate të ndryshme, por ata kanë një gjuhë dhe një Atdhe dhe kurdoherë i kanë respektuar të tjerët.

Sot, isha i nderuar me ftesën e ministrit Mahir Yagcilar në Prizren, që të bëjmë iftar së bashku dhe të ndajmë të mirat e Zotit me plot respekt, siç kemi bërë gjithmonë në Kosovë.

Turqit e Kosovës janë bashkëudhëtarët tanë nepër shekuj dhe ne i çmojmë si vlerë e shtuar e Atdheut.

Të gjithë ju që agjëroni, Zoti ua shtoftë të mirat, forcën e shpirtit dhe mendjes, në shërbim të njëri tjetrit dhe lirisë që e fituam me shumë mund.

Paçi agjërim të lehtë dhe të pranuar!




 

Marre nga KlanKosova

Loading...