Lifestyle

“Hapja kanale, rrethoja toka me gardh”, Gena tregon punët e para –

Loading...


Gena është një nga këngëtarët më të mirë të muzikës shqiptare, por në rrugëtimin e tij artistik, ai paska bërë dhe punë të tjera aspak të ngjashme me atë që bën sot. I ftuar në “E Diell” për promovimin e këngës më të re “Dimër”, Gena kujtoi kohën kur emigroi ne shtetin helen.

“Në vitin 1997 kam ikur për herë të parë në Greqi në mënyrë klandestine, sepse kam shoqëruar motrën. Kam qëndruar pak kohë në vendin fqinj se duhej të kthehesha në Teatrin ‘Andon Zako Çajupi’ në Korçë, sepse isha profesionist aty”, rrëfen Gena.

“Gjatë qëndrimit tim në Greqi u detyrova të bëja disa punë që nuk i kisha bërë asnjëherë. Puna ime e parë, sepse edhe gjuhën s’e dija mirë, ka qenë hapja e kanaleve. Mirëpo edhe kjo e ka një histori”, shpjegon Gena.

“Pronari grek thoshte se duhet ta gërmoja lehtë në sipërfaqje, por unë duke mos kuptuar gjuhën, i rashë më forcë tubit dhe e gjithë zona u përmbyt me ujë”, kujton me humor Gena.

Loading...

Ai tregoi gjithashtu se ka bërë dhe punë të tjera në Greqi, siç ishte rrethimi me rrjeta teli të tokave bujqësore dhe gdhendja e gurëve dekorativë. Këtë të fundit, ai e ka cilësuar si punën më të bukur që ka bërë atje.

Marre nga TPZ.al

Loading...
SuperDyqani