Hapet konkursi i fotografisë në Shqipëri, Cakaj tregon se cili është motivi i tij këtë vit

Ministria për Evropë dhe Punë të Jashtme e drejtuar nga ministri Gent Cakaj, ka hapur zyrtarisht konkursin publik të fotografisë- Colours of Albania.

Njoftimin për hapjen e këtij konkursi e ka bërë vet Cakaj përmes një postimi në Facebook, derisa ka shtuar se qëllimi i këtij konkursi është zbulimi i Shqipërisë që iu takon të gjithëve.

Ai ka bërë të ditur se për dallim nga vitit i kaluar ku temë e konkursit ka qenë natyra, këtë herë është shoqëria, kultura dhe trashëgimia kulturore.


Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të Gent Cakajt:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme sot përfundimisht ka çelur konkursin publik të fotografisë – Colours of Albania!

Ky konkurs, në të vërtetë, nuk është thjeshtë një garë fotografësh profesionist sepse thelbi i tij realisht qëndron tek ndërmarrja e përbashkët për ta zbuluar Shqipërinë ashtu siç na takon të gjithëve

Nëse në vitin pararendës në kuadër të ‘Colours of Albania’ janë shpalosur peizazhet natyrore të Shqipërisë, kësaj radhe nga natyra motivi është zhvendosur tek shoqëria, kultura dhe trashëgimia historike

Kjo fushatë pasqyron një prirje të dyfishtë të Ministrisë së Jashtme: nga njëra anë, angazhimin e pakursyer për t’i ndërlidhur objektivat madhore të diplomacisë me përpjekjen ditore të qytetarëve shqiptar dhe, nga ana tjetër, nismën e pakthyeshme për ta zgjeruar fushëveprimtarinë e diplomacisë shqiptare edhe në horizontet e saj kulturore

Së këndejmi, një fotografi e juaja personale do të ketë domethënie shumë të madhe publike!

Tani e tutje, për çdo fotografi të shkrepur dhe të shoqëruar me #ColoursOfAlbania2019 në Instagram do të bëheni menjëherë pjesë e fushatës të vlefshme për t’i ndriçuar mrekullitë e Shqipërisë!

#egjithëvëmendjapërju #ColoursOfAlbania2019

 

Marre nga GazetaBlic