Sport

Hadërgjonaj ka disa fjalë për Zvicrën pasi zgjodhi Kosovën

Loading...

Florent Hadërgjonaj, do të jetë i gatshëm për Kombëtaren e Kosovës, për ndeshjen e radhës me Malin e Zi, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Futbollisti i Huddersfieldit, në rrjetin social Instagram, ka bërë të ditur se Zvicra, i ka dhënë leje që t’u bashkohet “Dardanëve”.

“Të dashur fansa! Pasi e kam shqyrtuar mirë, kam vendosur që të luaj me Kombëtaren e Kosovës. E falënderoj Zvicrën për mbështetjen që ma ka dhënë gjatë këtyre viteve dhe për lejen që më dhanë të luaj për Kosovën. Fat të mirë Kombëtares së Zvicrës në Portugali”, shkroi Hadërgjonaj.

Loading...

24-vjeçari mund të debutojë me Kosovën, në ndeshjen e radhës ndaj Malit të Zi, në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2020”.

Burimi

Loading...
SuperDyqani