Sport

Habit trajneri i Brazilit, Tite lë jashtë skuadrës tre yje –

Loading...

Nuk do të ketë asnjë shans për Lukas Mourën, Marselon dhe Viniciusin që të luajnë për Brazilin në Kupën e Amerikës që do të nisë më 14 qershor me vendin e sambas që do të jetë dhe organizatori i veprimtarisë. Trajneri i Brazilit, Tite, ka venedosur të mos grumbullojë dyshen e Real Madridit pas një sezoni të dobët me klubin si dhe yllin e Totenhemit, që u siguroi londinezëve finalen e parë në histori të Champions League pas tregolëshit në gjysmëfinalen e kthimit kundër Ajaksit.

Portierë:
Alison, Kasio, Ederson

Mbrojtës:
Aleks Sandro, Daniel Alvesh, Eder Militao, Fagner, Filipe Luis, Marqinjos, Miranda, Tiago Silva

Mesfushorë:
Alan, Arthur, Kasemiro, Fernandinjo, Paketa, Kutinjo

Sulmues:
Neres, Everton, Firmino, Gabriel Zhesus, Nejmar, Riçarlison

Marre nga Balkanweb

Loading...