Sport

Guardiola mbyll gjithçka – Juventusi mbesin të habitur

Loading...

Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka deklaruar edhe një herë se ai nuk do të shkojë te Juventusi ose në Itali.

Juve publikoi një deklaratë sot – duke njoftuar se Allegri nuk do të jetë trajner i tyre për sezonin 2019-20 – kështu që ai largohet një vit përpara se kontrata e tij t’i skadojë, përcjell GazetaBlic.

Guardiola besohet të jetë emri më i përmendur që i prin listës së të përzgjedhurve nga Presidenti Andrea Agnelli.


“Sa herë duhet ta them këtë? Nuk do të shkoj tek Juventusi, nuk do t’i pëlqej Italisë, “tha Guardiola këtë pasdite.

Loading...

“Jam i kënaqur këtu dhe nuk po shkoj askund. Sezonin e ardhshëm do të jem trajner i Man City – e kam thënë shumë herë “.

Kandidatët tjerë për t’u ulur në stolin e Juves janë: Mauricio Pochettino i Tottenhamit, Simone Inzaghi i Lazos dhe ish trajneri i Chelseas, Antonio Conte.

/GazetaBlic/

Burimi

Loading...
SuperDyqani