Sport

Griezmann vendos – Barcelona skuadra e vetme për të

Loading...

Antoine Griezmann do të luajë të shtunën në Valencian kundër Levantes ndeshjen e tij të fundit me Atletico Madrid.

Ylli francez Antoine Griezmann, do të largohet nga Atletico Madrid këtë verë.

‘Marca’ shkruan se vetë sulmuesi të martën pasdite ua ka komunikuar lajmin drejtuesve të Atleticos dhe shokëve të skuadrës që do t’i jap fund qëndrimit në ‘Wanda Metropolitano’.


27 vjeçari ka pasur një takim me Diego Simeonen dhe Migual Angel Gil Marin, të cilëve edhe ua ka transmetuar vendimin e tij, për t’u larguar nga Atletico Madrid.

E ardhmja e lojtarit pritet të jetë Barcelona, e cila prej kohësh ka kërkuar shërbimet e tij.

Barcelona do të paguajë klauzolën e lojtarit prej 125 milionë euro, të cilit edhe do t’i ofrojë kontratë pesë vjeçare. /Lajmi/

Burimi

Loading...
SuperDyqani