Sport

Griezmann tek PSG? Tuchel e thotë publikisht vendimin

Loading...

Trajneri i Paris Saint-Germain, Thomas Tuchel foli para gazetarëve në prag të ndeshjes ndaj Dijon, e vlefshme për javën e 37-të të Ligue 1 në Francë.

Përveç ndeshjes, pyetjet kanë qenë rreth merkatos, më saktë rreth shanseve që ka PSG për të marrë shërbimet e Antoine Griezmann, i cili do të largohet nga Atletico Madrid.

Pavarësisht zërave dhe interesin të klubit francez, trajneri Tuchel pranoi: “Griezmann mund të luajë në cilindo ekip në botë, por nënshkrimi jonë me atë nuk është një mundësi reale”.


Me këto fjalë trajneri gjerman pranon se nuk janë të gatshëm t’i ofrojnë kushtet e kërkuara sulmuesit francez, i cili përflitet se do të kalojë direkt tek Barcelona, sapo të hyjë në fuqi vlera e klauzolës së tij prej 120 milionë euro.

Loading...

Burimi

Loading...
SuperDyqani