HI TECH

Goditet grupi kriminal, vodhi miliona dollarë përmes një virusi

Loading...

Një grup ndërkombëtar kriminal, që ka përdorur një virus për të vjedhur 100 milionë dollarë nga më shumë se 40 mijë viktima, është goditur.

Një operacion kompleks policor është kryer në SHBA, Bullgari, Gjermani, Gjeorgji, Moldavi dhe Ukrainë. Grupi kishte infektuar kompjuterat me viruin “GozNym”, që kapte “online” detaje bankare, që më pas jepnin qasje te llogaritë bankare.

Grupi përbëhej nga kriminelë që reklamonin aftësitë e tyre në forumet “online”. Detaje të operacionit u zbuluan në zyrat qendrore të Agjencisë europiane të Policisë “EUROPOL”, në Hagë.

Zyrtarët thanë se hetimi ishte i paprecedentë, veçanërisht në kuptimin e bashkëpunimit ndërkufitar. 10 pjesëtarë të rrjetit janë akuzuar në Pittsburgh të Shteteve të Bashkuara për një seri krimesh, përfshirë vjedhjen e parave dhe pastrimin e parave përmes llogarive bankare amerikane dhe të huaja.

Pesë shtetas rusë janë në kërkim, përfshirë krijuesin e virusit “GozNym”. Të tjerë persona përballen tani me proceset në Gjeorgji, Moldavi dhe Gjermani. Mes viktimave ka pasur biznese të vogla, kompani ligjore, korporata ndërkombëtare dhe organizata joqeveritare.


Top Channel

Marre nga Top Channel

Loading...